75 Mall Live Search
11:21 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

Dyshohet për dhunë seksuale ndaj 16- vjeçares, në Kaçanik

Dyshohet se është dhunuar seksualisht  në Kaçanik një e mitur rreth moshës 16 vjeç nga i dashuri i saj me të cilin edhe kishte bashkëjetuar, përcjell Indeksonline.

“Ju informojmë se në lidhje me bashkëjetesën nën moshën 16-vjeçare është hapur një rast penal para një viti nga stacioni policor në Kaçanik, mirëpo para katër ditëve ankuesja e rastit është paraqitur drejt Prokurorisë dhe është ankuar ndaj të dyshuarit dhe me urdhërin e prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dje me datë 10 tetor 2019”, ka deklaruar për Indeksonline një zyrtar policor i rajonit të Ferizajit.  

Sipas Policisë thuhet se e mitura kishte bashkëjetuar me  të dyshuarin i cili i kishtë dhënë premtime për martesë 16 vjeçares, por gjatë kësaj kohe kishin pasur disa problem të cilat kanë rezultuar me kallëzim penal në Prokurori për kryerjen e veprës “dhunë seksuale” .

Si rezultat i kësaj me vendimin e prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline/