Dyshohet për falsifikim të rezultateve të votimit, në Pejë
Sipas Policisë së Kosovës, mbrëmë rreth orës 20:00 është raportuar një rast i dyshuar i falsifikimit të rezultateve të votimit në një qendër votimi, në Pejë.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes është konstatuar një fletëvotim me vulë të ndryshme nga vulat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale.
Fletëvotimi i dyshuar është sekuestruar, ndërsa rasti mbetet nën hetime nga autoritetet përkatëse.
“FALSIFIKIM I REZULTATEVE TË VOTIMIT
Pejë/ 28.12.2025 – 20:00. Është raportuar se në qendrën e votimit një fletëvotim kishte pasur vulën ndryshe nga fletëvotimet e tjera të KQZ-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori, i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, fletëvotimi është sekuestruar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/

