75 Mall Live Search
08:18 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / OSH

Dyshohet për granatë dore në Prishtinë, dëmtohen 3 vetura

Në lagjen “Dardania” në komunën e Prishtinës po dyshohet se dikush ka hedhur një granatë dore në rrugë.

Si pasojë e kësaj tri vetura të parkuara kanë pësuar dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës e cila ka rrethuar vendin e ngjarjes me shirit.

Nuk dihet ende arsyeja e këtyre veprimeve.

IndeksOnline është në pritje të përgjigjes zyrtare nga Policia e Kosovës.