75 Mall Live Search
12:26 / E Premte, 03 Prill 2026 / S Z

Dyshohet për granatë në Mitrovicë të Veriut, policia po kryen kontrolle

Një mjet i cili dyshohet të jetë granatë, është gjetur sot rreth orës 11:15 në rrugën “Milan Shuflai” në Mitrovicë të Veriut.

Lajmi është konfirmuar nga shefi i planifikimit në kuadër të operativës rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Erduan Baliu.

“Dyshohet për një mjet të dyshimtë (granatë), kontrolli është duke vazhduar”, ka deklaruar Baliu.