75 Mall Live Search
10:42 / E Hënë, 19 Gusht 2024 / S Z

Dyshohet për helmim masiv në Serbi, 50 fëmijë që shkuan për stërvitje ankohen për të vjella e diarre

Një helmim masiv i fëmijëve dyshohet të ketë ndodhur dje në Serbi.

Rreth 50 fëmijë serbë, të moshave nga pesë deri në 16 vjeç, ishin ankuar për probleme me stomakun, të vjella e diarre, transmeton klankosova.

Ata ishin duke qëndruar në një hotel në qytetin e Krupanjës për stërvitje sportive, dhe ankesa për të tillat probleme shëndetësore, kishin edhe trajnerët e tyre nga Serbia dhe jashtë saj.

Sipas serbes “Blic”, të gjithë fëmijët me shenja të sëmundjes janë tashmë në dietë dhe ndihen mirë.

Megjithatë, për të përcaktuar shkakun e ankesave, një hetim nga ekipet e Institutit serb për Shëndetin Publik në Shabac, ishin në terren për të kontrolluar situatën higjienike dhe shëndetësore të ushqimit, ujit dhe kushteve në të cilat fëmijët po qëndronin.