21:54 / E Hënë, 25 Tetor 2021 / AR

Dyshohet për keqpërdorim të votave për asamble në Llap, kandidatët dalin me një kërkesë të përbashkët

Kandidatët për Kuvend Komunal të Podujevës nga të gjitha subjektet politike kanë inicuar mbledhjen e nënshkrimeve nga të gjithë kandidatët për Kuvend Komunal në zgjedhjet e 17 tetorit për të kërkuar rinumërim të plotë të fletëvotimeve.

Ata kanë vërejtur shumë parregullsi gjatë numërimit të votave, raporton Indeksonline.

Sipas tyre, ka një shpërputhje të madhe të raportimeve nga ana e vëzhguesve të Partive Politike dhe FRP-ve zyrtare të dala nga KQZ.

Po ashtu, në atë ankesë, kandidatët thonë se kanë edhe shumë fakte.

May be an image of text