75 Mall Live Search
16:07 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / Z S

Dyshohet për lëndim të rëndë trupor, policia kërkon Behar Çelajn

Behar Çelaj, kërkohet për vepren penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Policia e Kosovës, gjegjësisht Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit në fjalë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim./Indeksonline/