75 Mall Live Search
19:34 / E Hënë, 22 Qershor 2026 / F.R

Dyshohet për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot rreth orës 18:00 ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të informacionit janë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.

Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka deklaruar Ahmeti për IndeksOnline.

Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/