12:24 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dyshohet për mosfunksionim të respiratorëve të oksigjenit, në Infektivë

Mëngjesin e sotëm, Klinika Infektive është rrethuar nga pjestarë të Policisë së Kosovës.

Raportohet që kanë vdekur edhe 4 pacientë të tjerë nga Covid-19, e dyshimet kryesore janë tek mosfunksionimi i respiratorëve të oksigjenit, në Infektivë

Në Klinikë ka qenë edhe mjekësia ligjore, ku i kanë dërguar trupat e pajetë për obduksion.

Poashtu aty është parë drejtori i QKUK-së, Basri Sejdiu, ndërsa minuta më parë ka arritur edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadanin./Indeksonline/