75 Mall Live Search
12:05 / E Martë, 10 Qershor 2025 / H F

Dyshohet për nëntë të vdekur nga të shtënat në një shkollë në Austri

Në një shkollë në qytetin Graz në Austri janë raportuar të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë kanë mbetur disa viktima.

Ministria e Mbrojtjes e Austrisë njoftoi se “disa persona janë vrarë” nga të shtënat që ndodhën në Shkollën e mesme në Dreierschutzengasse, sipas transmetuesit publik ORF.

BBC-i raporton se në mesin e viktimave ka “nxënës s mësues” dhe se i dyshuari besohet ta ketë vrarë veten në një tualet të shkollës.

Sipas tabloidit “Kronen Zeitung”, tetë persona janë vrarë në këtë sulm, ndonëse detajet nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Të tjerat media në Austri po raportojnë se janë nëntë të vrarë.

Policia ka mbajtur një konferencë për media duke konfirmuar se në këtë rast ka të vdekur dhe të plagosur, mirëpo nuk ka treguar për numrin e tyre.