Dyshohet për një grabitje në “Raiffeisen Bank”, në Klinë
Dyshohet se një grabitje ka ndodhur në “Raiffeisen Bank” në Klinë në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, shkruan Indeksonline.
Në një video që ka dërguar një lexues i Indeksonline dëgjohet alarmi i kësaj banke.
Dyshohet se rasti ka ndodhur në orën 4:40.
Indeksonline ka kontaktuar me policinë në Pejë , e cila ka thënë se do të japë detaje më të hollësishme, ndërkohë./Indeksonline/