75 Mall Live Search
08:45 / E Martë, 30 Qershor 2026 / b l

Dyshohet për një mjet shpërthyes në stacionin e autobusëve në Prishtinë, policia rrethon zonën

Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes ka mobilizuar mëngjesin e sotëm, Policinë e Kosovës në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar perimetrin me shirita sigurie dhe kanë kufizuar qasjen në zonë.

Njësitet e specializuara janë duke kryer kontrolle dhe ekzaminime për të verifikuar informacionin. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për një mjet shpërthyes apo për një alarm të rremë./IndeksOnline/