75 Mall Live Search
22:11 / E Enjte, 17 Mars 2022 / OSH

Dyshohet për shpërdorim të fondeve të BE-së, arrestohet ish-kryeministri bullgar

Ish-kryeministri bullgar, Boyko Borisov, është arrestuar “për 120 raste shpërdorimi të fondeve të BE, të njohura si ESI funds”.

Borisov u arrestua me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, drejtuar nga ish-prokurorja rumune kundër korrupsionit, Laura Codruta Kovesi.

Gjithashtu, me Borisov është arrestuar dhe ish-ministri i Financave, Vladislav Goranov, ish-zëdhënësja e qeverisë, Sevdalina Arnaudova, dhe ish-kryetarja e Komisionit Parlamentar të Buxhetit dhe Financave, Menda Stoyanova.

Kryeministri aktual, Kiril Petkov, reagoi mbi zhvillimet e fundit duke thënë se “askush nuk është mbi ligjin”.