Dyshohet për të lënduar nga shpërthimi i granatës në tregun e kafshëve në Prizren

Një granatë dorë është hedhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në tregun e kafshëve në Prizren.
Burime të Indeksonline pohojnë se nga ky incident ka edhe të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar rastin.
Ai ka deklaruar për Indeksonline se njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimet.
Indeksonline do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.