Dyshohet për tentim vrasje në Bardhosh të Prishtinës

Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 dyshohet se është tentuar një vrasje në fshatin Bardhosh të Prishtinës. Kështu bëjnë me dije burimet e Indeksonline.
Policia e Kosovës dhe Autoambulanca me të marrë informatë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Indeksonline ka tentuar të marrë informacione të tjera nga Policia e Kosovës por deri në këtë moment nuk ka pranuar përgjigje.