Dyshohet për tentim vrasje në Drenas, i mituri goditet me shkop në kokë

Një i mitur dyshohet se është goditur me shkop druri në kokë nga dy burra në Drenas.
Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.
Ndër të tjera, organet e rendit rastin e kanë cilësuar si “vrasje në tentativë”.
“Raportohet se viktima m/k ishte dërguar në tretman mjekësor në QMF Drenas e më pas në QKUK pasi që, i njëjti kishte lëndime nga goditja me shkop druri në kokë. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj K-Shqiptar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/