75 Mall Live Search
20:17 / E Martë, 14 Prill 2026 / MSH1

Dyshohet për therje me thikë në Dardani, policia në vendin e ngjarjes

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në Prishtinë.

Një person dyshohet se është therë me thikë në lagjen Dardania, raporton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat po merren me hetimet relevante.

Ende nuk dihet se cilat ishin shkaqet që çuan në këtë akt.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar për rastin./IndeksOnline/