Dyshohet për tri vepra penale, Gjesti del sot para gjykatës
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet sot seanca e parë dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti.
Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimin për veprat penale “armëmbajtje pa leje”, “kanosje” dhe “dëmtim i pasurisë”, transmeton Klankosova.tv.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
Seanca dëgjimore pritet të mbahet duke filluar nga ora 09:30./Indeksonline/

