75 Mall Live Search
12:14 / E Diele, 12 Tetor 2025 / KV

Dyshohet për ushtrim të ndikimit, policia ia merr të dhënat një personit në Zabel të Ulët

Një incident është shënuar sot në një qendër të votimit në fshatin Zabel të ulët të Drenasit. Një person dyshohet se ka bërë presion për të votuar një subjekt të caktuar politik.

Nga vendi i ngjarjes ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj.

Menjëherë policia ia ka marrë të dhënat këtij personit dhe pastaj e ka larguar atë nga kjo qendër.

Siç mëson Klani, bëhet fjalë për Blerim Sinanit, vëllai i një kandidatit për Asamble Komunale.