75 Mall Live Search
13:32 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dyshohet për varrezë masive, bëhen përgatitje për gërmime te Fakulteti i Arteve, në Prishtinë

Për shkak të dyshimeve për varrezë masive, në vendparkimin e Fakultetit të Arteve në Prishtinë kanë nisur përgatitjet e terrenit që nesër të bëhen gërmime.

Sot janë duke u bërë përgatitjet e terrenit, ndërsa nesër që në orën 09:00 do të fillojnë edhe gërmimet, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë se në kampusin e Universiteti të Prishtinës edhe më herët ishin bërë gërmime në tri lokacione të ndryshme, por që nuk ishte gjetur asgjë./Indeksonline/