75 Mall Live Search
08:55 / E Mërkurë, 28 Qershor 2023 / AR

Dyshohet për vetëvrasje në Prishtinë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm dyshohet se ka ndodhur një vetëvrasje në lagjen “Lakrishte” të Prishtinës.

Siç thonë burimet tona, dyshohet se një person ka rënë nga lartësia e një ndërtese.

Indeksonline ka pyetur në Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.