75 Mall Live Search
16:41 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / H F

Dyshohet se babai hodhi nga dritarja fëmijën e tij dyvjeçar në Gjermani

Një burrë 31 vjeçar në Gjermani po dyshohet se ka hedhur qëllimisht fëmijën e tij dy vjeçar nga dritarja, që tani është në kujdes intensiv.

Siç raporton Bild, transmeton Klankosova.tv, rasti ka ndodhur në North Rhine-Westfalen rreth orës 2 të mëngjesit.

Babai dyshohet se nga katër metra lartësi hodhi fëmijën e tij, që tani gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Fëmija me sa duket pësoi lëndime të rënda pasi ra nga dritarja dhe u dërgua në spital nga shërbimet e urgjencës. Derisa i dyshuari, babai tani është në kujdes intensiv”, raportuan të hënën policia e Hagenit dhe zyra e prokurorit publik të Siegenit.

Policia në gjermani po heton edhe më tutje rrethanat.