10:33 / E Shtunë, 03 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Dyshohet se Bellingham e quajti përdhunues Greenwoodin, La Liga merr një vendim

Një përplasje ka ndodhur mes dy futbollistëve anglez, Jude Bellingham dhe Mason Greenwood, në ndeshjen mes Getafes dhe Real Madiridit.

Dyshohet se Bellingham gjatë përplasjes me Greenwood, e quajti atë përdhunes, i cili ishte i dyshuar për dhunimin e një gruaje, por që u shpall i pafajshëm, shkruan IndeksOnline.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, La Liga ka vendosur një lexues buzësh, për të vërtetuar nëse futbollisti i Realit e quajti “përdhunues” atë të Getafes.

Nëse vërtetohet një gjë e till, Bellingham rrezikon të suspendohet me 10 ndeshje./IndeksOnline/