Dyshohet se burrë e grua vdiqën, nga plagët e marra nga arma e zjarrit

Dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në Prizren të mërkuren në mëngjes.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur edhe një armë zjarri, shkruan IndeksOnline.
Rreshteri i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, për IndeksOnlinen ka thënë se dyshohet se kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Gashi bëri të ditur se hetuesit dhe ekspertët ligjorë ende janë duke kryer hetimet në shtëpinë ku ka ndodhur ngjarja.
“Dy persona, të cilët janë gjetur pa shenja jete në banesë, mjekoligjorët kanë konstatuar vdekjen e tyre. Ka plagë që dyshohet të jenë nga arma e zjarrit, por për më shumë duhet të priten raportet zyrtare”, ka thënë ai./IndeksOnline/