21:26 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

Dyshohet se burri vrau gruan dhe varrosi afër lumit Ibër

Me kërkesë të familjes Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka autorizuar institucionet kompetente për të nisur kërkimet afër lumit Ibër në Mitrovicë për të gjetur trupin e Mirjeta Zeka-Shabanit, e cila është zhdukur që nga fundi i marsit të vitit 2019.

Dyshohet se trupi i saj gjendet në një lokacion afër lumit Ibër. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar vëllai i viktimës Rexhep Zeka.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore nuk kanë dhënë detaje për rastin.

Për zhdukjen e 41-vjeçares është raportuar më 26 dhjetor 2019.