75 Mall Live Search
09:27 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / k.v

Dyshohet se e dhunoi një femër për gati 7 orë, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Është arrestuar një person në Gjilan pasi që i njëjti duke e sulmuar fizikisht e ka dhunuar seksualisht një femër.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të dielën në intervalin kohor 00:30 deri në 07:00, transmeton IndeksOnline.

Njësitet përkatëse të policisë janë duke e hetuar rastin./IndeksOnline/