75 Mall Live Search
09:09 / E Shtunë, 23 Nëntor 2024 / FR

Dyshohet se e ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri

Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një të mitur.

E mitura ka pranuar tretman mjekësor, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“NGACMIM SEKSUAL – Vushtrri  22.11.2024 – 17:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktima ishte e shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.