Dyshohet se e rrahu gruan, dërgohet në mbajtje një person në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është dërguar në mbajtje një person në Ferizaj, të premten.
Ai dyshohet se e ka rrahur gruan e tij, pas një mosmarrëveshje.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë, njofton policia.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajte”, thuhet në raport.