19:14 / E Martë, 23 Qershor 2020 / C E

Dyshohet se e shau me familje trajnerin e Dukagjinit, Dallku shkon në “Disiplinore”

Disa pamje televizive kanë shpërfaqur trajnerin e Prishtinës, Armend Dalkkun duke sharë dikë në bankën e Dukagjinit në fundjavë.

Këtë mbi vete e mori trajneri, Severin Elezaj që deklaroi se të sharat ishin në adresë të tij.

Për këtë ka reaguar Komisioni Disiplinor i FFK-së që ka hapur procedurë ndaj kryetrajnerit të Prishtinës.

Ky është njoftimi i KE të FFK-së:

ARMEND DALLKU; kryetrajner i KF “PRISHTINA“ nga Prishtina, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive – të gabuara gjatë ndeshjes së javës së XXV-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DUKAGJINI, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare; sharje dhe fyerje gjatë ndeshjes drejtuar zyrtarëve të klubit mysafir në hapësirën teknike – bankinë). Bazuar në nenin 97 dhe 98 të Rregullores disiplinore, kryetrajnerit Armend Dallku I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Armend Dallku lidhur me rastin. Afati datë 25.06.2020. (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).