75 Mall Live Search
20:12 / E Enjte, 26 Qershor 2025 / Burim

Dyshohet se e theri me thikë gruan, arrestohet burri nga Leposaviçi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vuqë të Leposaviqit.

Një burrë është arrestuar nga policia nën dyshimet se kishte therur me thikë gruan me të cilën bashkëjeton.

Viktima kishte plagë në dorën e majtë.

Rastin u konfirmua edhe nga policia.

47 vjeçarja u dërgua në QKMF në Soçanicë, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas është liruar.

Rasti po hetohet edhe nga Prokuroria dhe është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.