75 Mall Live Search
22:10 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / Gj. Sh

Dyshohet se fuste drogë në burg, arrestohet polici në Drenovë

Është arrestuar sot polici i burgut të Drenovës i cili ishte prej kohësh në përgjim.

Burime të Top Channel bëjnë me dije se ka qenë prokuroria që prej disa muajsh e ka vendosur në përgjim policin, Rudenc Myrte ndërsa sipas të dhënave, dyshohet se fuste në burg lëndë narkotike dhe sende të paligjshme.

Dyshohet se ai ka futur brenda ambienteve të burgut doza lëndë narkotike kanabis ndërsa u arrestua nga autoritetet pas urdhrit të prokurorisë.