75 Mall Live Search
21:14 / E Diele, 12 Qershor 2022 / C E

Dyshohet se janë huliganë serb, njësia speciale reagon ndaj tifozëve provokues

Ndeshja në mes të Greqisë dhe Kosovës ka filluar me shumë tensione në tribuna.

Një grup tifozësh grek që janë në ballë të “Dardanëve” kanë provokuar me thirrje serbe dhe me flamur serb.

Dyshohet se ata janë huliganë serb që kanë ardhur për të nxitur tensione.

Në këtë pjesë ka reaguar njësia speciale e policisë greke që është futur në tribuna për të qetësuar situatën. /IndeksOnline/