Dyshohet se kishte dhunuar një vajzë, arrestohet një person në Kamenicë

Një person është arrestuar dje në Kamenicë pasi dyshohet se më datën 23 shkurt, e kishte keqatrajtuar fizikisht dhe seksualisht një viktimë, femër kosovare.
Sipas policisë, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Me datë 26.02.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ditë me parë e kishte keqtrajtuar fizikisht dhe seksualisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin policor.