75 Mall Live Search
09:49 / E Diele, 19 Tetor 2025 / BA

Dyshohet se në kufirin Kroaci-Serbi janë ndaluar shtatë kosovarë

Shtatë kosovarë raportohet se janë ndaluar në kufirin Kroaci-Serbi.

Në një video të publikuar nga Jepi zë, një kosovare rrëfen se si me autobusin që po udhëtonin, janë arrestuar pesë pasagjerë dhe dy shoferë.

E njëjta thotë se janë ndaluar në kufirin Kroaci-Serbi qysh nga ora 15:00 e së shtunës.

Madje përgjatë videos, ajo tregon gjendjen e kufirit, i cili bazuar në ato pamje, nuk ishte i mbingarkuar nga automjete, por i lirshëm për qarkullim.