Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, babi i vajzës e rrah të dyshuarin

Një person dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në Fushë – Kosovë.
I dyshuari më pas siç ka njoftuar policia është sulmuar fizikisht nga babai i së miturës, ndërsa që të dytë janë dërguar në mbajtje.
“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se e ka ngacmuar viktimën femër kosovare- e mitur. I dyshuari më pas është sulmuar fizikisht nga babai i viktimës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.