Dyshohet se një mjet shpërthyes është vendosur në një lokal në Prizren

Në një lokal në Prizren dyshohet se është vendosur një mjet shpërthyes.
Indeksonline mëson se rasti ka ndodhur para pak minutave.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është vendosur shiriti i sigurisë dhe policia ndodhet aty.
Po ashtu Indeksonline mëson se lidhur me këtë rast është arrestur një person./Indeksonline/