Dyshohet se ra nga Kalaja e Prizrenit, vdes 71-vjeçari

Një person është rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit, si pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima është M.K, i lindur në vitin 1954 – pra 71 vjeçar.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
“Më datën 09.09.2025, rreth orës 11:11, policia ka pranuar një informacion përmes telefonit se një person ishte rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit. Menjëherë në drejtim të vendngjarjes janë nisur patrulla policore dhe autoambulanca”, tha Byqyqi.
“Në vendngjarje, patrulla policore ka konstatuar se bëhej fjalë për personin me inicialet M.K. (1954), i lindur në Llashkadrenoc, Malishevë, me vendbanim në Prizren. Sipas ekipit mjekësor të urgjencës, viktima ishte pa shenja jete”.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
“Për momentin, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rënia e personit në fjalë. Policia, në konsultim me prokurorin, ka iniciuar rastin “Hetim i vdekjes” dhe është duke mbledhur informacione me qëllim sqarimin e plotë të ngjarje”, tha Byqyqi. /IndeksOnline/