09:46 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Dyshohet se rrahu prindin bashkë me nxënësin, arrestohet drejtori i shkollës në Kaçanik

Drejtori i shkollës së fshatit Doganaj të Kaçanikut ndodhet në paraburgim.

Nehad Selmani dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj një nxënësi të shkollës e pastaj edhe në prindin e tij, transmeton Indeksonline.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

“Po është arrestuar, po mbahet në paraburgim. Të njejtit i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë”, ka thënë shkurt ai në një prononcim. /Indeksonline/