Dyshohet se u dhunua/ Një grua shtatzënë përfundon në QKUK, policia arreston një person

Dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është pranuar një paciente-shtatzënë.
Policia i është përgjigjur thirrjes së mjekëve ndërsa pas hetimeve të kryera ka kuptuar se ajo dyshohet se është dhunuar në Obiliq.
Autoritetet e rendit kanë nisur hetimet intensive, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe personi i dyshuar, transmeton IndeksOnline.
“Është marrë informata se në QKUK është pranuar viktima femër shtatzënë, ku lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar- kosovar, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Hetimet në lidhje me rastin e hapur “dhunim” janë duke vazhduar./IndeksOnline/