Dyshohet se u godit në kokë nga vinçi, vdes 35 vjeçari në Mushtitsht të Suharekës

Një 35-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Mushtisht të Suharekës, pasi i njëjti dyshohet se është goditur në kokë nga vinçi derisa po punonte.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se viktima, gjatë punës në një kompani në fshatin Mushtisht, Komuna e Suharekës, duke operuar me një ngarkues (vinç), në rrethana ende të paqarta, është goditur rëndë në kokë. Për shkak të lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë”, tha Bytyqi.
Ai ka bërë me dije se për rastin është njoftuar edhe Inspektorati dhe Prokuroria.
“Njësitet e hetuesisë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kujdestar, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin si vepër penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”. Trupi I pa jetë, me urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Bytyqi. /IndeksOnline/