75 Mall Live Search
14:28 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / S Z

Dyshohet se u lëshuan vërtetime mjekësore të falsifikuara për asistencë në zgjedhje në Kllokot

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, janë evidentuar incidente në Kllokot.

Sipas raportimeve një femër kosovare ka lëshuar raporte mjekësore që dyshohet të jenë të falsifikuara për asistencë gjatë procesit të votimit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 12.10.2025, në Kllokot e dyshuara femër kosovare dyshohet se ka lëshuar raporte mjekësore për asistencë gjatë procesit të votimit. E njëjta është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës me dyshimin se me veprimet e saja ka kryer veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve. Veprimet e mëtejshme hetimore janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin e Shtetit, përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedure të rregullt gjyqësore”, tha Osmani.