Dyshohet se vëllezërit në Gjakovë u vranë për pronë

Indeksonline pak më parë raportoi për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë, saktësisht në fshatin Madanaj.
Rasti është konfirmuar edhe nga drejtori rajonal i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
“Ashtu e kemi informatën. Janë dy vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, u shpreh ai.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se motivi i vrasjes dyshohet të jetë për shkak të pronës.
Viktimat janë vëllezërit Islami.