75 Mall Live Search
13:04 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / V R

Dyshojnë se është shtatzënë, Khloe Kardashian u përgjigjet adhuruesve

Khloe Kardashian postoi foto me kostumin e saj të Halloween në Instagram dhe një nga fansat e saj komentoi në lidhje me mënyrën se si ata janë të bindur se ajo do të shpallë një shtatzëni në dy muaj.

“Ende e bindur që @khloekardashian do të na tregojë brenda dy muajsh se është shtatzënë,” komentoi tifozja në postim.

Khloe shpejt i hodhi poshtë spekulimet duke u përgjigjur: “Epo barkun im i sheshtë thotë ndryshe dashuri”.

Në fotot nga Halloween, Khloe tregoi trupin e saj të tonifikuar ndërsa ishte e veshur si Kleopatra së bashku me Tristan Thompson si Mark Antony dhe vajzën e tyre dy vjeçare True si një “lartësi mbretërore”.

Motrat e famshme Kardashian-Jenner i kushtuan rëndësi të madhe festës, duke u shfaqu me kostume nga më të ndryshme./Indeksonline/