13:06 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / OSH

Dyshoni se partneri ju tradhton? 11 veprime që iu ndihmojnë ta zbuloni!

Mund të mos jenë mënyrat më të mira sa i përket respektimit të privatësisë, por nëse partneri po ju tradhton do ta kapni me presh në dorë.

Nganjëherë, vetëm e di se partneri juaj nuk është besnik, nuk e dini se si ka ardhur kjo ide, por e keni një ndjenjë në trupi tuaj.

Mund të jeni përpjekur të flisni me partnerin tuaj, por ai jua largon të gjitha dyshimet dhe ju thotë se vetëm po bëheni paranojake.

Por nëse ju mendoni se ai me të vërtetë po iu tradhton, ne kemi renditur këtu disa veprime që mund të bëni që do ta nxjerrin të vërtetën në shesh.

Këto janë 11 mënyrat si mund ta kapni partnerin:

Shikojini të gjitha shenjat – a kanë nisur të ndryshojnë sjellje kohët e fundit? Vishen më bukur, ushtrojnë në palestër, përdorni një parfum të ri. Këto ndryshime mund të duken spontane, por nuk janë ashtu gjithmonë.

Vizitojeni pa i treguar paraprakisht – kohë pas kohë, shkoni pa e lajmëruar te puna e tij ose shtëpia e tij. Mos e bëni të dukshme që po e spiunoni, por gjejeni ndonjë arsyetim për këtë. Nëse ai po të tradhton, ai do të nevrikoset dhe do të jetë i pakënaqur.

Kontrolloni koshin e plehrave – në rastin më të keq, do të gjeni prezevativë të përdorur, ose në koshin e plehrave në kompjuterin e tij do të gjeni ndonjë fotografi ose ndonjë dëshmi të çfarëdo forme.

Kontrollojeni telefonin e ti – a e mbanë partneri juaj telefonin gjithmonë me vete edhe kur shkon në banjë? Nëse kjo ndodh gjatë një lidhjeje, me shumë gjasë ai po fsheh diçka. Nëse ai i ka vënë fjalëkalim telefonit, ka fshirë thirrjet, mesazhet etj, ai është duke fshehur diçka.

Bëni seks spontan – kjo funksionon më së miri nëse jeni një femër. Nëse partneri juaj është vonë për shkak të një vonese të paparashikuar, kur të vijë në shtëpi mos filloni një zënkë, por provo të inicioni seks menjëherë. Nëse ai iu shtynë ose reagon dhe është nevrik, atëherë me shumë gjasë ai nuk mund të bëjë seks, sepse është i lodhur aty poshtë.

Ndiqe pas një zënke – Shpeshherë tradhtarët nisin një zënkë pa nevojë, që të kenë një arsyetim të dalin nga shtëpia që të kryejnë aktet e veta. Ndiqeni pas dhe përpiquni të mos ju shohin, nëse iu kapin, atëherë gënjeni se po përpiqeni të kërkoni falje.

Iu ka ndryshuar orari i gjumit – nëse partneri juaj po ju tradhton, orari i gjumit do të ndryshojë. Do të rri zgjuar më shumë, do të largohet nga dhoma e gjumit gjatë natës më shpesh etj.

A ka nevojë për hapësirë? – a ju ka kërkuar hapësirë shumë më shumë se më parë kohët e fundit? Ai urren t’u përgjigjet pyetjeve tuaja, nevrikoset nëse nuk i lini kohë të qëndrojë vetëm etj.

Personat e tillë reagojnë shumë – nëse ata janë në telefon dhe u afroheni pa ju vënë re, a reagojnë shpejt? Nëse përpiqen të fshehin çfarë ishin duke bërë, atëherë ishin duke bërë diçka që nuk donin t’i kuptoje.

Ndryshime në orar – papritmas, partneri juaj mbetet në punë më gjatë, del më shpesh me miqtë e tij të vjetër etj, epo është koha të bëni kujdes. Nëse ai nuk ju fton të dilni bashkë me miqtë, ose thotë se ishte në punë deri tani por duket i relaksuar dhe jo i lodhur, bëni kujdes.

Etika e telefonit – nëse partneri nga asgjë hiqi tani ka nevojë të ketë privatësi teksa flet me telefon, tingëllojnë çuditshëm kur ju hyni në dhomë kur ata janë në telefon, kanë numra të paregjistruar që bisedojnë me ta, atëherë shenjat janë aty.