75 Mall Live Search
21:29 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dyshonte për tradhëti, gruaja “masakron” burrin që t’i marrë kordin e tefefonit

Të rrallë janë ata persona që mund të falin tradhëtinë. Madje, disa persona dinë të tregohen kaq të ‘egër’ përballë partnerit, vetëm me të dyshuar për tradhëti.

Një çift që ishin duke ndenjur ulur në një stol, papritur janë bërë pjesë e rrjetit me një video virale.

E gjitha ndodhi për shkak të veprimit të gruas kundrejtë burrit të saj. Në video shihet se gruaja përpiqet të hapë telefonin e burrit, i cili e kishte me “Face ID”.

Ajo e ndjek burrin duke u përpjekur t’ia vërë telefonin në fytyrë, por ai nuk pranon dhe vijon ndjekja.

Burri ngrihet nga stoli dhe mbron fytyrën ndërsa ajo vazhdon ta ndjekë rreth e përqark zonës.

Kjo lëvizje e veçantë vazhdon për rreth shtatë sekonda, pasi gruaja e përplasë atë në tokë.

Ai vazhdon të mbrojë fytyrën, por më në fund gruaja e zhbllokon telefonin dhe vrapon, për të parë çka në të.