Dzeko e Dimarco shënojnë supergola kundër Bolognas (VIDEO)

Interi po avanson me rezultat 2-1 ndaj Bolognas, në ndeshjen e javës së 14-të në Serie A.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Lykogiannis në minutën e 22-të.
Por gzimi i tyre zgjati vetëm katër minuta, pasi që Edin Dzeko bombardoi portën e Bolognes me një volley duke shënuar një supergol.
Interi arriti ta përmbys rezultatin qysh në pjesën e parë.
Ishte Di Marco i cili kaloi neoazurët në epërsi me një tjetër gol të bukur.
24 vjeçarie dërgoi për mrekulli topin në rrjet nga gjuajtja e lirë./IndeksOnline/