75 Mall Live Search
23:58 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / C E

Dzeko hap restaurant në Dubrovnik, Brozovic bënë një gjest interesant

Futbollisti boshnjak Edin Džeko mori shtetësinë e Republikës së Kroacisë në nëntor të vitit 2021. Ai e dorëzoi aplikimin e tij në rregull, i kaloi kushtet e rrepta dhe më në fund mori letrat kroate, të cilat e lehtësuan shumë biznesin e tij në Bashkimin Evropian.

“Dubrovniku është një vend ku ndihem gjithmonë si në shtëpinë time dhe ku i kaloj pushimet verore me familjen time. Prandaj desha të bëj një restorant që do të jetë i ndryshëm nga të gjithë të tjerët dhe e gjithë kjo është për ata që e duan Dubrovnikun si unë” – tha Džeko në hapje.

Vitet e fundit ai ka kaluar pjesën më të madhe të verës me pushime në ‘perlën e Adriatikut’ dhe meqë së fundmi ka ardhur në qytet, pritet që së shpejti të vizitojë restorantin e tij.

Ai ka postuar disa storje nga “Ezza” në Instagram dhe shihet se është shumë i kënaqur me mënyrën se si po shkon biznesi. Por një nga videot nga darka e mbrëmshme tërhoqi vëmendjen veçanërisht.

Në një moment, shoku i tij i skuadrës, Marcel Brozović nga Interi, vendosi të ftojë kryekuzhinierin që t’i bashkohet atij dhe shoqërisë së tij, dhe ai e lavdëroi dhe e përgëzoi për gatimet e përgatitura shkëlqyeshëm.

Džeko zgjati dorën dhe uroi shefin e kuzhinës, partnerin e tij në restorantin elitar “Ezza” Armin Hadžić, dhe gjithçka është regjistruar dhe postuar në Instagram nga bashkëshortja e tij Amra. /IndeksOnline/