75 Mall Live Search
17:16 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Dzeko heroi i Romës, fiton edhe Napoli

Roma ka fituar kundër Bolognas me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së pestë të Serie A.

Romakët kaluan të parët në epërsi me golin e Kolarov në minutën e 49-të të ndeshjes.

Bologna barazoi me golin e Sansone nga penalltia në minutën e 54-të, shkruan Indeksonline.

Golin e fitores e realizoi Edin Dzeko në minutën e katërt shtesë.

Në ndeshjen tjetër, Napoli ka fituar me lehtësi si mysafir i Lecce.

Golat për skuadrën e Ancerlotit i shënuan dy Llorente (28′ dhe 82′), Insigne (40′) dhe Ruiz (52′).

Ndërsa golin e vetëm për Lecce e shënoi Mancosu në minutën e 61-të nga penalltia.

Napoli është në vendin e tretë me 9 pikë, një më shumë se Roma që është në vendin e katërt. /IndeksOnline/