75 Mall Live Search
08:19 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dzeko në pushime me yllin e Interit, shpejt do ta ketë edhe bashkëlojtar

Edin Dzeko ka publikuar një foto nga pushimet. Publikimi i fotografisë mund të jetë një sinjal për Romën se shumë shpejt boshnjaku do të kalojë te Interi.

Kjo pasi që Dzeko ka zgjedhur një interist për pushime. Bëhet fjalë për Ivan Perisic. Dy futbollistët ndodhen në Dubrovnik të Kroacisë, para se të rikthehen në Itali, shkruan Indeksonline.

Orëve të fundit në mediat italiane është shkruar se Interi mund të mos e ketë durimin ta pres Dzekon për shkak të çmimit të lartë që i ka vënë Roma, por që boshnjaku duket se është i vendosur për kalimin te skuadra e Contes./Indeksonline/