75 Mall Live Search
12:37 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Dzeko pajtohet me Romën, kthehet në stërvitje

Edin Xheko, sulmuesi boshnjak është rikthyer në stërvitje te skuadra e AS Romës.

Xheko i cili ishte duke kërkuar një klub të ri gjatë këtij miniafatit, edhe zyrtarisht sot është rikthyer në stërvitje me grupin, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi ishte duke kërkuar skuadër të re dhe ishte afër marrëveshjes me klubin e Interit. Ai po ashtu ishte në një kontakt edhe me disa klube nga Bundesliga.

Por, prania e tij sot në stërvitje la të kuptohej se Xheko ka rregulluar marrëdhëniet me trajnerin, Paulo Fonseca./IndeksOnline/